Aksioni policor në Pejë – tre persona të arrestuar

Kronikë e zezë

Aksioni policor në Pejë – tre persona të arrestuar

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 10:06
Flamuri i Tajvanit. Fotografi nga arkivi.

Tre persona janë arrestuar të mërkurën për armëmbajtje pa leje si dhe nën dyshimin se kanë kultivuar bimë narkotike.

Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet  e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50 në fshatin Drejë dhe Brekoc, në Pejë.

Tutje në raport bëhet e ditur se me urdhër të gjykatës janë bastisur disa lokacione ku janë gjetur dhe janë konfiskuar: një armë, gjashtëmbëdhjetë  fishekë, katër telefona, 47 gramë kokainë, rreth 5500 € para të gatshme si dhe disa gjëra tjera përcjellëse si veshje kapela mbathje etj.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat