Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në koordinim të plotë me policinë, konkretisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi me inicialet Xh.U., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Mashtrimi me subvencione” dhe “Ushtrimi i ndikimit”, sipas KPRK-së.
I dyshuari, në cilësinë e fermerit (përfituesit të subvencioneve), ka paraqitur te dhëna te rreme dhe jo të sakta me rastin e aplikimit për subvencione në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), me qëllim të përfitimit të subvencioneve duke i shkaktuar dëm të madh buxhetit të Republikës së Kosovës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Vijon...