Arrestohet i dyshuari për mashtrim me subvencione.
Hetues policor të antikorrupsionit në Prishtinë, kanë arrestuar një person për vepër “mashtrim me subvencione dhe ushtrim të ndikimit”.
I arrestuari, dyshohet se kishte përfituar dhjetëra mijë euro në mënyrë të kundërligjshme.
Në komunikatën e lëshuar nga policia, Drejtoria për Hetim të Krimeve Ekonomike e Korrupsion - Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, pas zhvillimit të hetimeve ka siguruar prova dhe dëshmi se personi i dyshuar me inicialet (XH.U.), përmes paraqitjes së dëshmive dhe të dhënave të rreme kishte ushtruar ndikim dhe përfitim të kundërligjshëm.
Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore.