Rrëzohet shtylla, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Rrëzohet shtylla, lëndohen tre persona

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Sot në rrugën "Bekim Fehmiu" në Prishtinë, një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatës se në rrugën "Bekim Fehmiu" në Prishtinë, një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje. Si pasojë tre persona janë lënduar dhe të njëjtëve  u është ofruar tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

 Ahmeti njoftoi për RTKlive se njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të policisë në Prishtinë po merren me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat