Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

Kronikë e zezë

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 16:12
Ilustrim

Zyrtarë policor nga Task-Forca e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Lindje, me 21 shtator rreth orës 02:00, pasi kanë pranuar informatë se nga fshati Debëlldeh i Vitisë, lëvizin disa automjete me mallra të kontrabanduar, në fshatin Kabash, në shtëpinë e një të dyshuari, kanë ndaluar automjetin pa tabela ngarkuar me mall të kontrabanduar të cilin e ngiste i dyshuari I.S.

Në automjet kishte të ngarkuar: tekstil, klima, pjesë të automjeteve, pjesë të ndryshme dekorative për automjete dhe shtëpi, medikamente natyrale, lëndë e parë për shisha, fletore dhe libra të ndryshme, telefona Iphone 13 etj., të cilat ishin të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë Veriore, njofton policia.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore dhe me aktvendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor.

Njoftimi i plotë:

Zyrtarë policorë nga Task-Forca e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftim të kriminalitetit, me theks të veçantë kontrabandës, kanë intensifikuar aktivitetet në teren dhe bashkëpunimin me qytetarë. Kështu më, 21.09.2022, rreth orës 02:00, pasi është pranuar informatë se nga fshati Debëlldeh i Vitisë, lëvizin disa automjete, dyshohet të ngarkuara me mallra të kontrabanduar, njësitet policore të angazhuara në përgjigjeje të këtij rasti, në fshatin Kabash, në hyrje të shtëpisë së të dyshuarit, është arritur të ndalohet automjeti pa tabela i ngarkuar me mall të kontrabanduar të cilin e ngiste i dyshuari I.S., (35 vjeçar, mashkull kosovar).

Gjatë kontrollit, në automjet kishte të ngarkuar: tekstil, klima, pjesë të automjeteve, pjesë të ndryshme dekorative për automjete dhe shtëpi, medikamente natyrale, lëndë e parë për shisha, fletore dhe libra të ndryshme, telefona Iphone 13 etj., të cilat ishin të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë Veriore.

Pas njoftimit të prokurorit dhe në bashkëpunim të ngushtë me Doganën e Kosovës dhe ATK-në është bërë kontrolli në një lokacion ku janë konfiskuar edhe një sasi e konsiderueshme e tekstilit, produkte të ndryshme higjienike dhe një sasi e konsiderueshme e mishit të terur.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Me aktvendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat