Ia morën çantën dhe unazat nga dora, policia arreston një nga të dyshuarit

Kronikë e zezë

Ia morën çantën dhe unazat nga dora, policia arreston një nga të dyshuarit

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Me datën 19.09.2022, viktima femër kosovare ka shkuar nё Stacionin Policor Pejё, e cila ka deklaruar se me datёn 18.09.2022, rreth orёs 20:00, nё rrugën “Nëna Terezë” ( nё oborrin e Spitalit Rajonal nё Pejё) tre (3) persona tё dyshuar me forcë ia kanë marrё çantën nga krahu, gjithashtu edhe tri (3) unaza nga dora e viktimёs.

Tё dyshuarit janё larguar nё drejtim tё panjohur.

Pas njё pune intensive nga Hetuesit e Staconit Policor Pejё, me datёn 21.09.2022, kanё arritur ta indetifikojnё dhe ta arrestojnё njërin nga tё dyshuarit, ndёrsa dy të dyshuarit tjerё momentalisht gjenden nё arrati.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit ёshtё ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat