Dy persona nga aksidenti në Bresalc përfundojnë në spital, kjo është gjendja e tyre

Kronikë e zezë

Dy persona nga aksidenti në Bresalc përfundojnë në spital, kjo është gjendja e tyre

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Nga një aksident trafiku që ndodhi pasditen e sotme në magjistralen Gjilan-Prishtinë kanë mbetur të lënduar dy persona. 

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, që e konfirmoi lajmin, ata u dërguan në Spitalin e Gjilanit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ju njoftojmë se sot më 24.09.2022 në orët e pasdites në fshatin Bresalc, komuna Gjilan, ka ndodhë një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë sjellë në Spitalin e Gjilanit ku janë duke u trajtuar, por jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Hashani.

Rasti po hetohet nga policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal.

Më herët janë publikuar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes ku shihet një grumbull njerëzish afër automjeteve të përfshira në aksident.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat