Zhduken dy vajza nga Peja, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Zhduken dy vajza nga Peja, policia jep detaje

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Dy vajza, njëra nga fshati Treboviq e tjetra nga Qyshku janë zhdukur.

Rastet në polici i kanë bërë të njohura prindërit e tyre.

Rastet janë duke u hetuar, tha policia në raportin e saj 24-orësh.

Njoftimi i plotë i policisë: 

PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Treboviq dhe Fsh. Qyshk, Pejë (NN) 23.09.2022 – 07:00. Dy ankues meshkuj kosovar kanë informuar se vajzat e tyre  kosovare janë larguar nga shtëpitë dhe nuk janë kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat