​Nën kërcënimin e armës postierit i grabisin mbi 3 mijë euro në Gjakovë

Kronikë e zezë

​Nën kërcënimin e armës postierit i grabisin mbi 3 mijë euro në Gjakovë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Një person në Gjakovë ka raportuar në polici se mbrëmë derisa ka qenë në veturë të postës së shpejtë me një person tjetër para shtëpisë, persona të panjohur duke i sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash prej 3 mijë e 350 euro të pazarit ditor dhe se janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka njoftuar se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti vazhdon në procedurë hetimore.

Rasti është inicuar si grabitje.

“Gjakovë 26.09.2022-21:45. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kanë qenë në veturë të postës së shpejt me viktimën tjetër mashkull kosovar para shtëpisë , persona të panjohur duke i sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash prej 3350€ (pazarin ditor) dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, rasti në procedurë hetimore”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat