​Një burrë tenton ta dhunojë një burrë tjetër në Istog

Kronikë e zezë

​Një burrë tenton ta dhunojë një burrë tjetër në Istog

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast “dhunim në tentativë” në Istog.

Në Istog gjatë ditës së djeshme është arrestuar një i dyshuar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar ta dhunojë viktimën mashkull kosovar më 26 shtator 2022.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar dhe është inicuar si dhunim në tentativë.

“Istog 26.09.2022 – 15:00. Me 27.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar ta dhunoj viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat