Policia jep detaje për aksionin e sotëm ku u konfiskuan mbi 68 kg marihuanë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksionin e sotëm ku u konfiskuan mbi 68 kg marihuanë

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje pas aksioni që u zhvillua sot në disa lokacione ku u arrestuan shtatë persona dhe u konfiskuan mbi 68 kilogramë marihuanë.

Sipas njoftimit, dy nga shtatë të arrestuarit i përkasin moshës 22 vjeçare, ku të gjithë të arrestuarve në këtë rast u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Gjatë realizimit të operacionit policor në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar: G.J., (viti i lindjes 1985, mashkull shtetas i Shqipërisë), E.M., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), Z.M., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar), E.J., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), F.D., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar), F.Gj., (viti i lindjes 1973, mashkull kosovar) dhe A.J., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në këtë operacion, përveç mbi 68 kilogramëve marihuanë u konfiskuan edhe 177 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa, 421 gramë substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit kokainë, dy armë zjarri, para të gatshme e dëshmi të tjera.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat