​Konfiskohen mbi tre kilogram marihuanë në pikë kalimin kufitar Qafë të Prushit

Kronikë e zezë

​Konfiskohen mbi tre kilogram marihuanë në pikë kalimin kufitar Qafë të Prushit

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Sot, rreth orës 13:30, në pikë kalimin kufitar Qafë të Prushit në hyrje nga Shqipëria për në Kosovë është ndaluar automjeti i tipit "VW Passat" me targa lokale, të cilin e drejtonte shtetasi kosovar A. F., i cili ishte i shoqëruar nga dy pasagjerë, që të tre nga Gjakova.

Pas kontrollit të automjetit në vijën e parë, duke bazuar në analizën e rrezikut nga zyrtari profilizues është udhëzuar të dërgohet automjeti për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollimit të detajuar në bashkëpunim me zyrtarët doganor, në bagazhin e automjetit, saktësisht te vendi i gomës rezervë është gjetur një thes i bardhë, brenda të cilit ishte e mbështjellë një qese/thes i zi, që dyshohet të jetë i mbushur me substancë narkotike-marihuanë me sasi të përgjithshme: 3.452 gramë.

Pas kompletimit të rastit në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti së bashku me personat e dyshuar, iu është dorëzuar njësisë së antidrogës në Gjakovë për procedurë të mëtutjeshme, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat