Tentoi t’i ikte policisë me veturë, arrestohet i dyshuari nga Ferizaj

Kronikë e zezë

Tentoi t’i ikte policisë me veturë, arrestohet i dyshuari nga Ferizaj

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 09:02
Ilustrim

Një person është arrestua në Ferizaj, pasi që i njëjti kishte tentuar t’i ikë policisë, pasi që këta të fundit e kishin urdhëruar të ndalet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti fillimisht nuk i është bindur urdhrave të zyrtarëve policore për tu ndaluar me veturë dhe ka tentuar të ikë duke rrezikuar trafikun publik”, njofton policia.

Njësitet policore pasi kanë ndalur të dyshuarin, gjatë kontrollit tek ai kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6-fishekë cal-9mm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat