Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë

Kronikë e zezë

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 02:00 të mëngjesit ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e  udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan në fshatin Bibaj’’ të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 129 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet L.C (M/K) i moshës 21 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë  direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat