I ofroi policit 20 euro ryshfet, arrestohet

Kronikë e zezë

I ofroi policit 20 euro ryshfet, arrestohet

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare në Vermicë, të hënën rreth orës 22, pasi dyshohet se u mundua ta korruptonte policinë.

Sipas policisë, i dyshuari i ka ofruar zyrtarit policor 20 euro me qëllim që t’ia mundësonte kalimin e kufirit.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor 20 euro me qëllim që t’i mundësohet kalimi i kufirit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat