Policia konfiskon 1.3 kilogram marihuanë, arreston dy persona në Prizren

Kronikë e zezë

Policia konfiskon 1.3 kilogram marihuanë, arreston dy persona në Prizren

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Policia në Prizren ka arrestuar dy persona të cilët njëri ishte duke shitur, ndërsa tjetri duke blerë substanca narkotike të llojit marihuanë.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, policia ka sekuestruarr 1.36 kilogram substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore, dy telefona dhe 262 euro.

Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje.

Kurse, tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat