​Dogana kap mbi 1 ton duhan të kontrabanduar

Kronikë e zezë

​Dogana kap mbi 1 ton duhan të kontrabanduar

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 18:01
Pamje nga aksioni

Njësit e Doganës sot kanë konfiskuar mbi 1 ton duhan dhe cigare në një depo në regjionin e Prizrenit, duke parandaluar kështu evazionin fiskal mbi 50.000 mijë euro.

Sipas një komunikate të Doganës, pas një pune operative dhe hetimore sot pasdite njësit e Doganës kanë bastisur një depo të dyshuar për kontrabandë me duhan.

Pas bastisjes janë gjetur sasi të konsiderueshme të duhanit të grirë si dhe cigareve të paketuara për shitje.

“Në këtë depo janë gjetur 822 kg duhan i grirë, 28 pako cigare (1 pako =10kg), makinë për grirjen e duhanit (1 copë) Tërë sasia është konfiskuar si dhe vlerësohet se po të arrinte në treg kjo sasi do të shkaktonte dëm mbi 50000 mijë euro. Hetime lidhur me këtë rast janë duke vazhduar. Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”, thuhet në njofitm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat