​Konfiskohet një armë zjarri në Skenderaj

Kronikë e zezë

​Konfiskohet një armë zjarri në Skenderaj

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 20:00 njësitet policore në Skenderaj kanë konfiskuar një armë zjarri.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B. A.,24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe se i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Konfiskimi i armës është realizuar në rrugën ‘Fadil Rrustemi’ në Skenderaj, në kohën kur njësia policore ka ndaluar për kontrolle një automjet me targa vendore ku gjatë kontrollit të detajuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë”, thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat