Arrestohet një person në Zabel i Ulët të Drenasit, dërgohet në burg

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Zabel i Ulët të Drenasit, dërgohet në burg

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Një person është arrestuar të enjten pasdite në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

Policia ka njoftuar se arrestimi i tij ka ardhur pasi ishte në kërkim me urdhëresë të gjykatës.

“Në bazë ë urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Hajvalisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia nuk ka treguar se për çfarë vepre penale është dënuar tashmë i arrestuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat