Gjendet e zhdukura nga Skenderaj, arrestohen dy meshkuj

Kronikë e zezë

Gjendet e zhdukura nga Skenderaj, arrestohen dy meshkuj

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Dy meshkuj janë arrestuar nën dyshimin për “mundësim ose detyrim në prostitucion”, ndaj një vajze e cila është raportuar e zhdukur me daten 8 tetor.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR&MUNDËSIM OSE DETYRIM NË PROSTUTICION /Skenderaj 08.10.2022-09:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit  në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ndaj viktimës femër kosovare e cila ishte lajmëruar si person i zhdukur ndërsa e njëjta është gjetur dhe dërguar në QMGF Mitrovicë Jugu. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat