Prizren: Ashensori bie në podrum, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Prizren: Ashensori bie në podrum, lëndohen katër persona

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 11:07
Ilustrim

Dy meshkuj dhe dy femra kanë pësuar lëndime të lehta pasi ashensori në të cilin ishin ka lëvizur nga kati 1 për në podrum.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren, të hënën në ora 20:26.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Prizren 24.10.2022 – 20:26. Viktimat (dy meshkuj dhe dy femra) kosovar-e kanë njoftuar se derisa ishin duke lëvizur me ashensor për në banesat e tyre papritmas ashensori ka lëvizur nga kati 1 deri në podrumin e banesës me ç’rast viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të së cilit është hapur rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat