​Lëndohen tre persona me thikë fshatin Malësi e re

Kronikë e zezë

​Lëndohen tre persona me thikë fshatin Malësi e re

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 21:00, policia është njoftuar se në një lokacion në fshatin Malësi e re, Prizren ka një përleshje në mes të disa të rinjve.

Patrullat policore në detyrë i janë përgjigjur rastit dhe në lokacionin e supozuar janë hasur disa persona të dyshuar.

Në mesin e të rinjve të përfshirë në konflikt, tre nga ata kishin marrë lëndime trupore të shkaktuar nga një mjet i prehtë (dyshohet thikë), ata janë dërguar në emergjencë në Prizren, pasi iu është dhënë ndihma e parë dy nga të lënduarit janë ndalë për trajtim të mëtutjeshëm në spital, ndërsa njëri nga ata është liruar.

Prizren, 28 Tetor 2022 -Me datë 27 Tetor 2022, rreth orës 21:00, nga Stacionit Policor Prizren-veri është pranuar informata se në një lokacion në fshatin Malësi e re, Prizren ka një përleshje në mes të disa të rinjve. Patrullat policore në detyrë i janë përgjigjur rastit dhe në lokacionin e supozuar janë hasur disa persona të dyshuar. Policia ka vënë situatën nën kontroll dhe ka filluar hetimet lidhur me rastin. Në mesin e të rinjve të përfshirë në konflikt, tre nga ata kishin marrë lëndime trupore të shkaktuar nga një mjet i prehtë (dyshohet thikë), ata janë dërguar në emergjencë në Prizren, pasi iu është dhënë ndihma e parë dy nga të lënduarit janë ndalë për trajtim të mëtutjeshëm në spital, ndërsa njëri nga ata është liruar. Përleshja kishte ndodhur pas një konflikti të çastit derisa të rinjtë ishin duke luajtura lojëra kompjuterike në një lokal aty afër. Pasi që është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, janë mbledhë provat dhe dëshmitë, si dhe janë intervistuar të dyshimtit , është konsultuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit katër nga të dyshuarve iu shqiptohet masa ndalim policor për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat