Arrestohet një person për kanosje në Han të Elezit

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për kanosje në Han të Elezit

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 09:34
Ilustrim

Arrestohet një person për kanosje në Han të Elezit.

Policia e stacionit në Han të Elezit, dje rreth orës 12:50 ka pranuar një informacion se në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit është një rast i kanosjes ndaj zyrtarit, rojë e pyjeve.

Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.S (M/K) i moshës 47 vjeçar,  i cili e kishte kanosur rojën e pyjeve me inicialet R.C (M/K), i moshës 44 vjeçar.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e  policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar "Kanosje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat