Theri me thikë bashkëmoshatarin e tij, arrestohet i mituri në Pejë

Kronikë e zezë

Theri me thikë bashkëmoshatarin e tij, arrestohet i mituri në Pejë

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 17:56
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar këtë të premte një të mitur në Pejë, i cili dyshohet se ka therur me thikë një bashkëmoshatar të tij.

Sipas njoftimit të policisë, therja kishte ndodhur gjatë një përleshjeje mes të dyshuarit dhe viktimës, në një shkollë private nё rrugёn “Muharrem Mitrovica” nё Pejё.

“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 31.10.2022, rreth orёs 10:00, ёshtё njoftuar se nё njё shkollё private nё rrugёn “Muharrem Mitrovica” nё Pejё ka ndodhur njё incident”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty ka kuptuar se gjatё njё pёrleshje nё mes tё dy nxёnёsve (tё mitur) tё kёsaj shkolle, njёri nga ta kishtё pёsuar lëndime nga mjeti i mpreht (thikё), viktima e rastit ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ndёrsa i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjёs”.

“Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, sot me datё 04.11.2022, është arrestuar i dyshuari ( i mitur)”.

Pas intervistimit nё prezencën e avokatit mbrojtës dhe prindit, i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit ёshtё dërguar në mbajtje pёr 24-orё.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat