​Gjakovë, punëtori rrëzohet nga skelet

Kronikë e zezë

​Gjakovë, punëtori rrëzohet nga skelet

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Një person është lënduar në vendin e tij të punës, derisa ishte duke punuar në një objekt në fshatin Trakaniq të Gjakovës.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ai ka pësuar lëndime trupore (frakturë në këmbë).

Lidhur me këtë rast është arrestuar pronari i kompanisë.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari, pronar i kompanisë që po kryente punimet dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat