Vetaksident afër Badovcit, rrotullohet vetura zyrtare 4Z

Kronikë

Vetaksident afër Badovcit, rrotullohet vetura zyrtare 4Z

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 10:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vetaksident ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Saktësisht në afërsi të liqenit të Badovcit, një veturë zyrtare 4Z ka përfunduar thuajse e rrotulluar e tëra.

Në aksident nuk ka pasur të përfshirë ndonjë automjet tjetër, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arriture dhe ekipet emergjente.

Duhet përkujtuar që nga dita e djeshme në vend janë obligative gomat e dimrit, ndërsa si pasojë e reshjeve të shiut mbrëmë rrugët në përgjithësi sot kanë qenë shumë më problematike për të qarkulluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat