Gjenden mbi 400 gramë marihuanë në Gjilan

Kronikë e zezë

Gjenden mbi 400 gramë marihuanë në Gjilan

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka gjetur mbrëmë 436.2 gramë marihuanë në shtëpinë e një personi në rrugën “Nikit Dardani” në Gjilan.

Sipas raportit të Policisë, në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një peshore digjitale, përcjell arbresh.info.

Organet e rendit nuk arritën ta arrestojnë të dyshuarin, për shkak se nuk ishte në shtëpi, por ai tashmë gjendet në kërkim dhe rasti është në procedurë hetimore.

Njoftimi i plotë:

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Nikit Dardani nr. 64, Gjilan 17.11.2022-19:20. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar  janë gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit  marihuanë në peshë prej 436.2 gram dhe një peshore digjitale. I dyshuari gjendet në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat