Vidhet një kasafortë me para në fshatin Llapnasellë

Kronikë e zezë

Vidhet një kasafortë me para në fshatin Llapnasellë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 09:32
Ilustrim

Një kasafortë me para është vjedhur nga persona të panjohur në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.

Policia, në raportin 24 orësh ka njoftuar se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Lapnasellë, Graqanicë 17.11.2022 – 17:00-21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë vjedhur një kasafortë në të cilën ka pas një shumë parash.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin  është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat