​Arrestohet për marrje të ryshfetit

Kronikë e zezë

​Arrestohet për marrje të ryshfetit

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Pejë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit.

I dyshuari Z. H., (1959), referent i lartë për regjistrimin e lëndëve jokontestimore, trashëgimore dhe vërtetimin e certifikatave me vulën e vërtetësisë pranë Gjykatës Themelore në Pejë, është inkriminuar në veprën penale, në rastin kur nga qytetari të cilit i shërben, konkretisht nga i dyshuari D. Sh. (1971), pranon një sasi të hollave.

Pas intervistimit është informuar prokurori i rastit i cili ka lëshuar vendimin mbi ndalimin policor prej 48 orësh. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

I dyshuari i dytë D. Sh. për veprën penale “dhënie e ryshfetit” nuk është intervistuar, pasi që i njëjti dyshohet se gjendet duke punuar dhe jetuar në Gjermani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat