Paraburgim ndaj dy të miturve për dhunim në Ferizaj

Kronikë e zezë

Paraburgim ndaj dy të miturve për dhunim në Ferizaj

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj dy të dyshuarve të mitur në Ferizaj për veprën penale “Dhunimi në bashkëkryerje”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të dyshuarit e mitur kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, e cila është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjeçare, me ç`rast ka kryer akt seksual me të dëmtuarën.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të dyshuarve të miturve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.”, ka informuar sot Gjykata Themelore në Ferizaj.

Me këtë rast, palët janë njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat