Prizrenasi kërcënoi kunatën se do t’ia lëndonte fëmijët

Kronikë e zezë

Prizrenasi kërcënoi kunatën se do t’ia lëndonte fëmijët

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Një grua nga Prizreni ka raportuar në Polici se kunati i saj i shkakton vazhdimisht dhunë psikike dhe se të premten e ka kanosur duke i thënë se do t’ia lëndonte fëmijët.

Sipas njoftimit të Policisë të shtunën, viktima është hospitalizuar në spitalin e Prizrenit si pasojë e shqetësimeve, ndërkaq i dyshuari është arrestuar e më pas është liruar për procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se kunati i saj, i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike dhe se sot e ka kanosur duke i thënë se do t’ia lëndojë fëmijët.

Si pasojë e shqetësimeve viktima është hospitalizuar në spitalin e Prizrenit. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat