U kap duke vjedhur një veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronikë e zezë

U kap duke vjedhur një veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 10:13
Ilustrim

Policia e Kosovës, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është zënë në flagrancë duke vjedhur një veturë.

Kështu është njoftuar përmes raportit të PK-së, ku është shtuar se i dyshuari është arrestuar dhe se, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një kaçavidë, një set çelësa si dhe një pajisje elektrontike për de aktivizimin e alarmit të GPS-së të automjeteve.

Në raport shtohet se rasti ka ndodhur në Prizren dhe se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“VJEDHJE NË TENTATIVË – Prizren 28.11.2022-02:08. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar është zënë në flagrancë duke vjedhur një veturë. I njëjti është arrestuar dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një kaçavide një set çelësa si dhe një pajisje elektronike për de aktivizimin e alarmit të GPS-it të automjeteve. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat