Arrestohen dy persona për dhunë në familje në Kaçanik dhe Shtime

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për dhunë në familje në Kaçanik dhe Shtime

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 09:25
Ilustrim

Policia e rajonit të Ferizaj, ka njoftuar se në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona për dhunë në familje.

Rasti i parë është në fshatin Gërlic e Epërme të Kaçanikut, ku një person 29-vjeçar është arrestuar, pasi për shkak të një mosmarrëveshje shkakton dhunë psikike ndaj motrës së tij dhe dëmton derën e shtëpisë.

Ndërsa në rastin tjetër, në Gjurkovc të Shtimes, një 60-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se kishte shkaktuar dhunë psiqike ndaj gruas së djalit të tij.

“Policia të dyshuarit, në të dy rastet i ka shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat