Zhduket një vajzë dhe një djalë

Kronikë e zezë

Zhduket një vajzë dhe një djalë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Policia sot ka informuar se janë zhdukur dy persona, një vajzë dhe një djalë.

Siç ka bërë të ditur Policia, në rrugën “Kroi” në Fushë Kosovë, një grua ka informuar se vajza e saj është larguar muaj më parë (tetor) nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti është duke u hetuar.

Ndërkohë, në fshatin Prugovc të Prishtinës, një burrë ka informuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia më 4 dhjetor dhe nuk është kthyer më.

Ndërkohë, rasti është duke u hetuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat