Sekuestrohet një sasi e kanabisit, arrestohen tre persona në Prishtinë

Kronikë e zezë

Sekuestrohet një sasi e kanabisit, arrestohen tre persona në Prishtinë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 18:54

Policia e Kosovës sot ka arrestuar tre persona të dyshuar si dhe ka sekuestruar një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis.

Sipas komunikatës, ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 05:00 në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë.

Personat e dyshuar:

• G.H, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, 

• B. S, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe 

• P. N, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

“Ata janë dërguar në mbajtje me vendim e prokurorit të shtetit dhe ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale, Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat