Zjarr në Prishtinë, dy kamionë zjarrfikësish në vend-ngjarje

Kronikë e zezë

Zjarr në Prishtinë, dy kamionë zjarrfikësish në vend-ngjarje

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Sirenat e ekipeve të Zjarrfikësve kanë trazuar qetësinë e lagjes Pejton në Prishtinë pak minuta më parë.

Sipsa  Nacionales bëhet fjalë për një zjarr që ka rënë në një objekt - më saktë bodrumin e një ndërtese banimi.

Në informacionet e para të dhëna për autoritetet del se fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar në këtë rast.

Vlen të theksohet që ekipi i zjarrfikësve e kishte të vështirë të shkonte në vend-ngjarje për shkak të numrit të madh të veturave që ishin lënë nëpër rrugë.

Bëhet e ditur se tashmë është lokalizuar zjarri, por nuk dihen ende shkaktarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat