Ushtroi dhunë psikologjike ndaj rejës, ky është vendimi i gjykatës për vjehrrin në Shtime

Kronikë e zezë

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj rejës, ky është vendimi i gjykatës për vjehrrin në Shtime

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 16:41
Gjykata Themelore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.I., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhuna në familje nga neni 248 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri R.I., më 5 dhjetor 2022 në një fshat të Komunës së Shtimes, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dëmtuarës – rejës së tij N.K., si dhe në vazhdimësi ka kryer dhunë psikologjike ndaj saj, në atë mënyrë që në ditën kritike pas një mosmarrëveshje lidhur me përgatitjen e ushqimit, në mënyrë sistematike ushtron dhunë psikike duke e korrigjuar dhe ndaluar për veprimet brenda shtëpisë, me ç` rast të dëmtuarës i ka shkaktuar shqetësim të madh emocional.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat