Aksident i rëndë në rrugën Arllat-Malishevë- vdes një person dhe lëndohen pesë të tjerë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në rrugën Arllat-Malishevë- vdes një person dhe lëndohen pesë të tjerë

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 09:15 Përditësuar në ora: 10:46 më 08.12.2022
Foto ilustrim

Ky është i riu nga Llapushniku që humbi jetën sot në aksident

Nga: M.L.

Personi që humbi jetën sot në një aksident në rrugën Arllat Malishevë ësht Mefail Thaçi nga fshati Llapushnik i komunës së Drenasit.

Kështu ka njoftuar faqja në FB e Komunës së Drenasit dhe kryetari Ramiz Lladrovci. 

Postimi i plotë:

Telegram ngushëllimi për Familjen Thaçi në Llapushnik

E nderuara Familje Thaçi,

Na tronditi thellë lajmi tragjik se sot, në një aksident automobilistik biri juaj, Mifaili, ka ndërruar jetë. Llapushniku dhe komuna jonë, mbeti pa njeriun e mirë e punëtor, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë.

Në këto momente shumë të rënda për tërë familjen, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, për këtë tragjedi. Bashkë me Juve, ndjejmë po ashtu dhimbje për këtë humbje të madhe.

Edhe pse jeta është treguar e padrejtë ndaj familjes Tuaj, duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe, duke e ditur se nuk jeni vetëm.

Aksidenti në rrugën Arllat-Malishevë, 1 i vdekur dhe 6 të lënduar

Një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën Arllat-Malishevë.

Rastin ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë  persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

------------------

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës Arllat-Malishevë.

Siç shihet në fotografinë e publikuar nga një dëshmitar i rastit, njëra veturë është ndarë në dysh, njofton Klankosova.

Sipas dëshmitarit, në aksident ka të vdekur dhe të lënduar.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat