Arrestohet një 22 vjeçar për kanosje dhe fajde

Kronikë e zezë

Arrestohet një 22 vjeçar për kanosje dhe fajde

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Një 22 vjeçar u arrestua në Prishtinë për veprat penale “Kanosje” dhe “Fajde”.

Policia sot informoi se të dyshuarit iu sekuestruan një armë zjarri, një karikator, një thikë dhe shtatë fishekë.

Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit; A.O, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili mbrëmë rreth orës 22:00, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje.”, informoi Policia.

Hetuesit policor në koordinim me institucionet, përkatëse sipas njoftimit, kryen edhe procedurat rreth tri urdhëresave të gjykatës, që i dyshuari i ka për vepra të tjera.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat