Një burrë dënohet me 7 vjet burgim për grabitje

Kronikë e zezë

Një burrë dënohet me 7 vjet burgim për grabitje

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Një burrë sot në Prishtinë është shpallur fajtor për dy vepra penale, “Grabitje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se i akuzuari B.K është dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale "Grabitje", ndërsa, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”, është dënuar me 1 mijë euro.

“I akuzuari B.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) viteve për veprën penale në bashkëkryerje, Grabitje nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 04.03.2020 deri me datë 08.12.2022, ndërsa për veprën penale, dispozitivi Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, gjykata i shqiptoi dënim gjobë në shumën prej 1000 (njëmijë) euro.

Sa i përket veprës penale në bashkëkryerje e në vazhdimësi, Grabitje nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPK-së, të njëjtin gjykata e liroi nga akuza, në mungesë të provave. I akuzuari B.K detyrohet që të dëmtuarit S.G t'ia paguajë dëmin në shumë prej 280 euro, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ndërsa sa i përket të dëmtuarës "Exfis" e njëta udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil, i akuzuari po ashtu detyrohet që të paguajë shpenzimet gjyqësore sipas fletë shpenzimit të kësaj gjykate në shum֝ën prej 500 euro, ndërsa në Fondin e viktimave shumën prej 50 euro.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Me aktvendim të veçantë, siç ka informuar Gjykata, të akuzuarit B.K i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtën e ushtrimit të ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat