Ia mori mijëra euro një gruaje përmes shantazhit, arrestohet një burrë në Pejë

Kronikë e zezë

Ia mori mijëra euro një gruaje përmes shantazhit, arrestohet një burrë në Pejë

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Një person u arrestua dje në Pejë, nën dyshimin se brenda tri vjetëve, duke e shantazhuar një grua, ia ka marrë 4 mijë e 100 euro.

“Pejë, 01.12.2022 – Lidhur me rastin me datë 08.12.2022 është bërë kontrolli i shtëpisë se të dyshuarit dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në periudhën tre vjeçare, duke e shantazhuar viktimën femër kosovare, ia ka marrë 4100 €. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari i parë është dërguar në mbajtje.”, informoi Policia.

Policia rastin e cilësoi si “Shantazh & Ndihmë për kryerjen e veprës penale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat