Bastisje në qendrat korrektuese dhe të paraburgimit

Kronikë e zezë

Bastisje në qendrat korrektuese dhe të paraburgimit

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka njoftuar të premten se në prag të festave të fund vitit, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë brenda qendrave korrektuese dhe të paraburgimit gjatë kësaj jave ka realizuar bastisje të dhomave dhe të të gjitha hapësirave të përbashkëta.

Në disa qendra bastisjet janë realizuar në bashkëpunim edhe me policinë e Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se në prag të festave të fundvitit, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë brenda qendrave korrektuese dhe të paraburgimit gjatë kësaj jave ka realizuar bastisje të dhomave dhe të të gjitha hapësirave të përbashkëta. Në disa qendra bastisjet janë realizuar në bashkëpunim edhe me policinë e Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës falënderon të gjithë të burgosurit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë bastisjes. Bastisje të tilla do të realizohen në vazhdimësi në të gjitha qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit per të krijuar një ambient të qetë dhe të sigurt”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat