Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dëmtohet xhami i ballkonit të një shtëpie

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dëmtohet xhami i ballkonit të një shtëpie

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një grua në Prishtinë ka raportuar se nga disa të shtëna me armë i është dëmtuar xhami i ballkonit të shtëpisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet e saja në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy gëzhoja.

Rasti, i cili ka ndodhur në orët e hershme të së shtunës, po hetohet nga Policia.

“Prishtinë 10.12.2022-02:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se nga disa të shtëna me armë zjarri i është dëmtuar xhami i ballkonit të shtëpisë së saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja si provë materiale. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat