Mobilieria përfshihet nga zjarri në Peran të Podujevës

Kronikë e zezë

Mobilieria përfshihet nga zjarri në Peran të Podujevës

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Një mobilieri është përfshirë nga zjarri.

Rasti ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës.

Mobilieria gjendej në katin e sipërm të një pompe derivatesh.

Kështu tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se nga zjarri nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në fshatin Peran rë Podujevës, ku nga zjarri është përfshirë një dyqan (mobilieri) që ndodhet në katin e sipërm të një pompe derivatesh. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe  policia të cilët po merren me rastin.  Zjarri është lokalizuar, nuk ka  persona të lënduar”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat