E dërgoi veturën në autolarje, gruas në Prizren ia vjedhin mbi 7 mijë euro

Kronikë e zezë

E dërgoi veturën në autolarje, gruas në Prizren ia vjedhin mbi 7 mijë euro

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 15:46
Ilustrim

Një gruaje në Prizren dyshohet se i janë vjedhur 7 mijë e 360 euro, pasi e dërgoi veturën në autolarje.

Rastin e ka konfirmuar togeri Shaqir Bytyqi, i cili dha detaje rreth kësaj.

Bytyqi thotë se viktimës i janë vjedhur paratë pasi e ka dërguar veturën për ta pastruar në autolarje.

Ai bëri të ditur se rasti ka ndodhur më 8 dhjetor, ndërsa dje është raportuar në Polici.

“Viktima ka raportuar se i kishte nxjerrë paratë për t’i deponuar në bankë, por kur ishte kthyer nuk i kishte gjetur paratë”, tha Bytyqi.

“Jemi duke punuar në arrestimin e të dyshuarit. Nga kamerat e sigurisë vërehet se si i dyshuari afrohet tek vetura duke tentuar që të marrë diçka. Po punojmë në identifikimin e tij”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat