Dhunohet seksualisht një femër në Prizren, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Dhunohet seksualisht një femër në Prizren, arrestohet një person

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se kishte keqpërdor seksualisht një femër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në muajin dhjetor, në Prizren.

Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte keqpërdor seksualisht-dhunuar viktimën femër. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat