​Kanoset një e mitur në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

​Kanoset një e mitur në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 09:56
Ilustrim

Një person është arrestuar pasi e kishte kanosur një vajzë të mitur. Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00, në Ferizaj.

Bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si kanosje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur viktimën e mitur femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat