Arrestohen katër persona në Suharekë, kanosën njëri-tjetrin

Kronikë

Arrestohen katër persona në Suharekë, kanosën njëri-tjetrin

Më: 1 janar 2023 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Katër persona janë arrestuar në Suharekë, pasi që pas një mosmarrëveshje gjatë ngasjes së veturave, kanë dalur nga veturat dhe kanë kanosur njëri tjetrin.

Po ashtu njëri nga të dyshuarit ka ekspozuar një revole me gas e cila është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore.

Dy nga të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat