Niset të fluturojë me elektroshok me vete, kapet në Prishtinë

Kronikë e zezë

Niset të fluturojë me elektroshok me vete, kapet në Prishtinë

Më: 4 janar 2023 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë kontrollit të valixheve në Aeroportin e Prishtinës, një personi i është gjetur dhe sekuestruar një elektroshok me mbishkrimin “Police”.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Aeroporti i Prishtinës 03.01.2023-04:00.

Gjatë kontrollit në valixhet e një të dyshuari kosovar është gjetur dhe sekuestruar një elektroshok me mbishkrimin police. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat