41-vjeçari vdes në spitalin e Prizrenit, dyshohet se përdori stimulues për marrëdhënie seksuale

Kronikë e zezë

41-vjeçari vdes në spitalin e Prizrenit, dyshohet se përdori stimulues për marrëdhënie seksuale

Më: 11 janar 2023 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Një 41-vjeçar ka vdekur në spitalin e Prizrenit.

Ai po trajtohej aty që disa ditë.

Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit.

“Sot rreth orës 07:00 është raportuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit që një pacient i cili ka qenë i shtrirë mashkull 41 vjeç ka ndërruar jetë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë marrë raportin e mjekut, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, tha Bytyqi.

Klankosova.tv mëson se viktima ishte në trajtim për shkak se kishte përdorur stimulues për marrëdhënie seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat